image Kryetari i Deçanit hedh dyshime për akt terrorist në Gllogjan - Sinjali

Kryetari i Deçanit hedh dyshime për akt terrorist në Gllogjan

news image

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur para gazetarëve për sulmin që ndodhi në orët e mbrëmjes në Gllogjan. Ai tha se uron që të mos jetë sulm terrorist.

Ai tha se duhet ta ruajmë qetësinë derisa të zbardhet rasti në tërësi.

 “Ka qenë rasti më makabër dhe tragjik që kemi përjetuar këto vitet e fundit dhe është një rast i papranueshëm dhe ne e dënojmë dhe ftojmë organet e rendit me e zbardh në tërësi këtë që ka ndodhur. Dy fëmijë të fshatit Gllogjan kanë vdekur. Unë shpresoj që këto raste të mos përsëriten askund në botë. Ta ruajmë qetësinë derisa të kemi një pasqyre të asaj që ka ndodhur, uroj që të mos jetë sulm terrorist”, tha Ramosaj para gazetarëve.

Mirëpo, zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, duke folur për Sinjalin  tha se nuk bëhet fjalë për akt terrorist por që dyshohet se vetëm një person e ka kryer veprën e rëndë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin