image Ekskluzive | U vetëplagos me armë zjarri në një restorant në Lipjan – 36-vjeçari përfundon në sallën e operimit në QKUK

Sinjalizime

Ekskluzive | U vetëplagos me armë zjarri në një restorant në Lipjan – 36-vjeçari përfundon në sallën e operimit në QKUK

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Lipjan, ku një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se ka shkrepur armën ndaj vetes brenda një restoranti.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në restorantin “Menam”, në rrugën “Shqipëria – Haredin Bajram”.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për Kushtrim Gashin 36 vjeç nga fshati Sferkë i Klinës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, përfshirë Forenzikën Rajonale, Hetimet Rajonale, hetuesit e stacionit, si dhe drejtuesit e sektorit të hetimeve dhe operativës.

I plagosuri fillimisht ka marrë ndihmën emergjente dhe, nën përcjelljen e Policisë, është transportuar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku është futur në sallën e operimit për trajtim të specializuar mjekësor.

Me udhëzim të Prokurores kujdestare për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/