image Policia: Sulmi mbi autobusin në Gllogjan dyshohet se u krye nga një person i vetëm - Sinjali

Policia: Sulmi mbi autobusin në Gllogjan dyshohet se u krye nga një person i vetëm

news image

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka folur për Sinjalin për vrasjen e trefisht që goditi Gllogjanin.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për akt terrorist por që dyshohet se vetë një person e ka kryer veprën e rëndë.

Ai tha se kanë angazhuar të gjitha njësitet elite policore të rajonit e shumë shpejt pritet t’iu bashkohen edhe ato nga Prishtina, të udhëhequra nga Drejtori i Përgjithshëm.

Nuk mendohet e as bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist. Nuk ka aso lajme që mund të qarkullojnë. Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse, vrasje të trefishtë dhe një të plagosur në gjendje stabile në spital. Kemi angazhuar të gjitha njësitet elite, njësiti me qen, specialët dhe shumë shpejt bashkohet edhe Prishtina, që nga Drejtori i Përgjithshëm”, tha Elshani për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin