Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri gjatë një aksioni të realizuar në Skenderaj, pas informacioneve se një person kishte ekspozuar armë në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë pasdites së 1 korrikut 2026, njësitë policore pas pranimit të informatave dhe sigurimit të provave kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike.
Veprimi policor është ndërmarrë pasi i dyshuari kishte publikuar imazhe të armës në rrjete sociale.
Në lidhje me rastin, dy persona janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!