image KQZ: Votuesit e sallës “1 Tetori” në Prishtinë do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit - Sinjali

KQZ: Votuesit e sallës “1 Tetori” në Prishtinë do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit

news image

Të gjithë votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar pak më tutje, në Fakultetin e Edukimit.

Ky njoftim i KQZ-së vjen pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës.

KQZ-ja ka kërkuar që votuesit e “1 Tetorit” të transferohen në një lokacion më të afërt dhe kjo është arritur pas pranimit të kërkesës së KQZ-së nga ana e Universitetit të Prishtinës.

Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e materialeve zgjedhore nga komuna e Prishtinës.

Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, theksoi domosdoshmërinë që të bëhet informimi i votuesve për këtë ndërrim të lokacionit të qendrës së votimit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin