image Kosovari rrihet me dy marokenë në Prishtinë, intervenon Policia

Siguri

Kosovari rrihet me dy marokenë në Prishtinë, intervenon Policia

news image

Dy marokenë dhe një kosovar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ishin rrahur mes vete.

Siç njofton Policia, lidhur me rastin në stacionin policor u shoqëruan edhe tre kosovarë të tjerë. Dy prej të cilëve kishin marrë lëndime trupore.

“Prishtinë 27.06.2020-19:35. Janë arrestuar tre meshkuj dy shtetas marokenë dhe një kosovar, të cilët ishin rrahur në mes vete. Lidhur me rastin, në stacionin policor janë shoqëruar edhe tre meshkuj kosovarë. Dy kishin marrë lëndime trupore, ndërsa njërit iu ka dëmtuar automjeti”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali