image Konflikt mes vëllezërve Binakaj në Gjakovë, 35-vjeçari tenton ta sulmojë me stupc viktimën

Siguri

Konflikt mes vëllezërve Binakaj në Gjakovë, 35-vjeçari tenton ta sulmojë me stupc viktimën

news image

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit e madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Në një sherr janë përfshirë së fundi edhe dy vëllezërit nga familjat Binakaj në fshatin Devë të Gjakovës, ku 35-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar vëllain e tij më të madh.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari madje ka tentuar edhe ta sulmojë me një shkop druri viktimën, gjë e cila ka ngjallur frikë dhe shqetësim te 53-vjeçari.

Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/