image Konfiskohen 52 mijë franga në kufi, prokuroria nis hetimet

Siguri

Konfiskohen 52 mijë franga në kufi, prokuroria nis hetimet

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardh njësit e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë gjetur në një veturë 52 mijë franga.

Rasti sipas njoftimit të tyre ka ndodhur sot.

‘Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet.

/Gazeta Sinjali/