image Dogana konfiskon mbi 100 mijë cigare të kontrabanduara

Siguri

Dogana konfiskon mbi 100 mijë cigare të kontrabanduara

news image

Njësitet e anti-kontrabandës në Doganën e Kosovës kanë hasur në një automjet ku ishin 10 paketa me cigare të kontrabanduara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, automjeti i dyshuar si dhe 100 mijë copë cigare të gjetura në të janë konfiskuar nga ana e zyrtarëve doganorë.

“Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet  të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare. Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës”, thuhet në njoftimin e Doganës./Gazeta Sinjali/