image Policia ia gjen dy armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Veternik

Siguri

Policia ia gjen dy armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Veternik

news image

Një person me iniciale F.K, 38 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme, pasi që të njëjtit i është gjetur dy armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, gjatë kontrollës rutinore kanë ndaluar një veturë të tipit BMW dhe kanë kontrolluar dy persona që ishin në makinë, ku në trupin e shoferit dhe në automjet, policia i ka gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri dhe tre fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. /GazetaSinjali/