image Policia konfiskon mbi tre kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë

Siguri

Policia konfiskon mbi tre kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kapur 3 kilogramë marihuan në pikën kufitare “Qafë e Prushit” ku pas një kontrolle te mjetit të tipit “VW Passat” është gjetur substanca narkotike në vendin e gomës rezervë në veturë, përcjell Sinjali.

Policia ka ndaluar veturën të cilin po e drejtonte një shtetas kosovar A.F, i shoqëruar edhe nga dy pasagjerë të tjerë, ku që të tretë ishin nga Gjakova.

“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.

/GazetaSinjali/