image Konfiskohen tre AK-47 në Vërmicë

Siguri

Konfiskohen tre AK-47 në Vërmicë

news image

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre AK-47 të çmontuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalimin e Vërmicës, oficerët doganorë kanë zgjedhur këtë automjet për kontroll të detajuar.

Kurse, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë.

Policia e Kosovës vazhdon hetimet lidhur me rastin.

/Gazeta Sinjali/