image Ekskluzive: Kjo është shuma e parave, sasia e mishit dhe lista e gjërave të konfiskuara në mega-aksionin e djeshëm

Siguri

Ekskluzive: Kjo është shuma e parave, sasia e mishit dhe lista e gjërave të konfiskuara në mega-aksionin e djeshëm

news image

Në mega-aksionin policor që u zhvillua dje për rastin “Karaçeva”, janë konfiskuar mbi 20 mijë euro para të gatshme, mish i prishur, automjete të transportit, armë, bagëti e shumë gjësende të tjera. Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht listën e gjërave që u konfiskuan gjatë operacionit në Kamenicë, Gjilan, Prishtinë, Viti, Ferizaj, Prizren, Pejë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pas kontrollimit të këtyre lokacioneve nga Policia e Kosovës janë gjetur dhe konfiskuar 39 krerë gjedhe, 5 krerë viça, 73 krerë dele, 7 krerë dhia, 6 gjedhe të prera, rreth 6.300 kg mish, 20.728.97 euro para të gatshme, sasi e konsiderueshme e duhanit , 65 boksa cigare, dy telefona, një lap-top, tri DWR të kamerave, tri automjete të transportit, tri pushkë të gjuetisë me disa fishek, 66 kg suxhuk (i prishur), 840 kg mish pule i ngrirë dhe disa dokumente të ndryshme.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ku pas pak do të ju sjellë edhe detaje të reja nga mega-aksioni që u zhvillua dje në këto shtatë qytete të Kosovës.

/GazetaSinjali/