image Konfiskohen 55 metra dru në Ferizaj, do t'u ndahen familjeve në nevojë

Siguri

Konfiskohen 55 metra dru në Ferizaj, do t’u ndahen familjeve në nevojë

news image

Në Ferizaj janë konfiskuar 55 metra dru, raporton Gazeta Sinjali.

Komuna e Ferizajt ka treguar se kjo u bë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Masa e drunjëve që ishte pa dokumentet e nevojshme, u konfiskua dhe do t’u ndahet familjeve skamnore në Ferizaj.

Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, deklaroi se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim të ndëshkimit ndaj keqbërësve si dhe mbrojtjen e pyjeve në gjithë territorin e Ferizajt.

/Gazeta Sinjali/