image Komuna në heshtje, qytetarët ndjehen të rrezikuar nga ndërtimet e larta në Prishtinë

Siguri

Komuna në heshtje, qytetarët ndjehen të rrezikuar nga ndërtimet e larta në Prishtinë

news image

Po ta vizitoni Prishtinën për herë të parë, është e pamundur që në hyrje të saj të mos “impresionohesh” me parregullësitë e shumta që vërehen në komunikacion, urbanizëm dhe jo vetëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i “tepërt” i rrokaqiejve, të ndërtuar vend e pa vend duket se tanimë ua ka sjellë në majë të hundës qytetarëve që rrethohen e rrezikohen prej tyre.

Gazeta Sinjali mëson se dje në rrugën Kadri Bajri në Prishtinë, dy persona, banorë të lagjes kanë raportuar tek njësitet përkatëse se në atë zonë ka pasur shembje dheu, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar kompaninë e ndërtimit “AS Bytyqi” që të vazhdojë me planin e tyre të ndërtimit të lartë banesor.

Pas raportimit të këtij rasti, i cili në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, do i kontribuonte edhe më shumë duke shkaktuar dëme edhe më serioze, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë, si dhe inspektorët e Komunës së Prishtinës.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, mirëpo i njëjti ka qenë i paqasshëm.

/Gazeta Sinjali/