Për festat e fundvitit pothuajse çdo komunë shpenzon para të taksapaguesve për t’i dekoruar sheshet kryesore. Komuna e Prishtinës ka shpenzuar hiç më pak se 57 mijë e 500 euro nga buxheti komunal për organizimin e aktiviteteve për festat e fundvitit.
Komuna kishe paraparë që t’i shpenzonte 60 mijë euro për dekorimin e shesheve dhe aktiviteteve të tjera festive por ky tender është dhënë për 57 mijë e 500 euro.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës ka qenë vetëm një ofertues i cili edhe e ka marrë këtë tender.
Vitin e kaluar Komuna e Pishinës kishte shpenzuar 75 mijë euro për të njëjtat aktivitete.
Siç duket, komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka qenë ‘dorë shlirë’ sa i përket shpenzimeve, pasi që ka ndarë edhe dhurata për punëtorët e saj.
Vlera e paraparë për këto shpenzime ishte 5 mijë euro ndërsa tenderi është dhënë për 4 mijë e 343 euro. /Gazeta Sinjali/