image Dhurata Dora na prezanton për herë të parë me vëllain e saj të vogël

Bota e Yjeve

Dhurata Dora na prezanton për herë të parë me vëllain e saj të vogël

news image

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për performancat interesante që sjell.

Dhurata nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Vetëm pak më parë këngëtarja ka postuar një foto në Instastory me një nga të afërmit e saj, i cili është pikërisht vëllai i saj i vogël, duke e prezantuar atë kështu për herë të parë.

“Vëllai i vogël nuk është më aq i vogël”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/