image Pavarësisht situatës në veri, Policia shpërndan dhurata për fëmijët e Mitrovicës

Sociale

Pavarësisht situatës në veri, Policia shpërndan dhurata për fëmijët e Mitrovicës

news image

Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, ka njoftuar se në vigjilje të festave të fundvitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjën e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve e në Lagjën e Doktorëve.

1 12
2 5

“Dhuratat janë shpërndarë për fëmijë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit” thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti aktivitet u mbajt edhe gjatë ditës së djeshme, në komuna të tjera.

/GazetaSinjali/