image Abbott: Besoj që dialogu duhet të jetë pjesë e një konteksti më të gjerë

Politikë

Abbott: Besoj që dialogu duhet të jetë pjesë e një konteksti më të gjerë

news image

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaroi se një prej sfidave që kemi për momentin është se jemi në një tranzicion rajonal dhe evropian, sepse lufta në Ukrainë po e ndryshon mënyrën se si i trajtojmë marrëdhëniet apo aleancat për prioritetet që i kemi po ashtu po i zhvendos prioritetet që i kemi dhe besoj se Kosova duhet ta ketë të qartë këtë.

“Kemi dëgjuar shumë për anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mbretëria e Bashkuar e mbështet anëtarësimin e Kosovë në këto mekanizma, por për këtë duhet të kalohen disa procese. Kjo nuk është një dhuratë”, ka theksuar Abbott.

Sa i përket dialogut, ambasadori britanik thekson se lufta në Ukrainë mund ta ndryshojë vëmendjen për problemet në Ballkanin Perëndimor, e mes tyre edhe dialogun, por beson se Qeveria e Kosovës do të jetë e qartë në kërkesat e saj dhe premton se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë këtë proces.

“Besoj që dialogu duhet të jetë pjesë e një konteksti më të gjerë, sidomos pas luftës në Ukrainë, varet se sa do të ketë fokus në Ballkanin Perëndimor. Duhet të këtë angazhim të qeverisë për ta zgjidhur dialogun. Qeveria është në pushtet tashmë gati një vit dhe besoj se e ka më të qartë se çfarë është arritur dhe çfarë do ajo që të arrijë, e ne do t’i mbështesim në këtë drejtim”, tha ai në RTK.

/GazetaSinjali/