image Komuna e Ferizajt: Nga nesër fillon dezinfektimi për eliminimin e insekteve

Kosovë

Komuna e Ferizajt: Nga nesër fillon dezinfektimi për eliminimin e insekteve

news image

Komuna e Ferizajt i ka njoftuar qytetarët e saj se nga nesër në orën 20:00 do të fillojë faza e dytë e dezinfektimit hapësinor.

Dezinfektimi ka të bëjë me eliminimin e insekteve në territorin e Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datën 09.07.2020 në ora 20:00, fillon faza e dytë e implementimi i projektit: “DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin qytetit të Ferizajt” Dezinsektimi do të vazhdojë edhe me datën 10.07.2020 në të gjitha rrugët e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjithashtu, Komuna e Ferizajt njofton se në rast të motit me shi dhe erës së fortë, dezinfektimi do të shtyhet deri në ditët me mot të mirë. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/3184739781571835