image Kompletohet marrëveshja mes Lampardit dhe Evertonin, zyrtarizimi çështje kohe

Futboll

Kompletohet marrëveshja mes Lampardit dhe Evertonin, zyrtarizimi çështje kohe

news image

Frank Lampardi ka arritur marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Evertonin për postin e trajnerit dhe tani është duke punuar për ta krijuar ekipin ndihmës dhe për blerjet e reja.

Marrëveshja mes tij dhe drejtuesve të Evertonit u arrit të dielën në mbrëmje, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet nesër.

43-vjeçari do ta zëvendësoi Rafael Benitezin, i cili u largua nga klubi këtë muaj pasi e fitoi vetëm njërën prej 13 ndeshjeve të fundit.

Legjendës së Chelseat iu ofrua puna pasi drejtuesit e Evertonit e mbajtën rundin e fundit të intervistave të premten.

Pjesë e intervistës ishin Lampardi, Vitor Pereira dhe Duncan Ferguson.

Evertoni pritet të njoftojë zyrtarisht për emërimin e Lampardit të hënën. /Gazeta Sinjali Sporti/