image Kompania e Mike Tyson për marihuanë po bëhet sponzor i skuadrës së Premier Ligës

Futboll

Futboll/ Kompania e Mike Tyson për marihuanë po bëhet sponzor i skuadrës së Premier Ligës

news image

Kompania e marihuanës ‘Swissx’ që udhëhiqet nga ish-kampioni I botës në boks, Mike Tyson dhe miliarderi grek, Alki David po mendon që të bëhet sponzor I skuadrës së Everton.

Këtë për ‘Daily Mail’ e ka konfirmuar David, I cili ka thënë se është tifoz I Everton.

‘Po flasim me Everton. Më kanë kontaktuar dhe më kanë treguar dizajin e logos që do të vendoset në fanellat e tyre. Të gjithë në Angli janë tifozë me Liverpool apo Manchester United. Unë kam zgjedhur Evertonin sepse më pëlqen ngjyra blu’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/