image Kompania e autobusëve në Gjakovë 'krye në veti', nuk e respekton vendimin e Ministrisë për çmimin e biletave

Sinjalizime

Kompania e autobusëve në Gjakovë ‘krye në veti’, nuk e respekton vendimin e Ministrisë për çmimin e biletave

news image

Ministria e Infrastrukturës disa ditë më parë ka marrë vendim që të ulë çmimin e biletave për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.

Mirëpo, ky vendim nuk u përkrah nga Shoqata e Transportuesve, të cilët e kërcënuan me padi Qeverinë e Kosovës nëse nuk ‘reflekton’ brenda 24 orësh.

Vendimet kontradiktore të dy palëve kanë shkaktuar probleme mes kompanive të autobusëve dhe qytetarëve, pasi që nuk është gjetur ende kompromis rreth çmimit të biletave.

Një sinjalizues është ankuar për çmimin e biletës që ka paguar për relacionin Gjakovë-Prishtinë, pasi tha që nuk po zbatohet vendimi i MI-së.

“Sot gjatë rrugës Gjakovë-Prishtinë pagova biletën e autobusit 5 euro e cila vërteton se kompanitë e autobusëve nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për uljen prej 50% për studentët dhe kategoritë e tjera”, tha ai për Sinjalin.

Në vend se të paguajë 2.50 euro për këtë biletë, sipas vendimit të Ministrisë, ai ka paguar 5 euro.

/GazetaSinjali/