image Komentatori shpërthen në lot pas humbjes së Milanit 5 me 0 nga Atalanta

Futboll

Komentatori shpërthen në lot pas humbjes së Milanit 5 me 0 nga Atalanta

news image

Tiziano Crudeli që njihet si tifoz i flakët i Milanit, ka shpërthyer në të qarë pas ndeshjes së Milanit ku humbi me rezultat 5 me 0.

Dëshpërimi ishte i madh dhe i tejkaloi limitet kur Milani humbi dje me rezultat 5-0 ndaj Atalantas.

Pikërisht në ndeshjen e fundit të vitit 2019, për t’ua bërë kështu dhuratën më të shëmtuar tifozëve.

“T’ju vijë turp! Kërkoni falje! T’ju vijë turp! T’ju vijë turp! Sepse mund të humbasësh, por jo kështu. Një turpërim që nuk është parë ndonjëherë më herët. Duhet të ketë minimumin e krenarisë”, ka thënë Crudeli duke qarë në emision.