image Komandanti i Zjarrfikësve në Ferizaj: Janë mobilizuar zjarrfikësit nga qytetet tjera

Siguri

Komandanti i Zjarrfikësve në Ferizaj: Janë mobilizuar zjarrfikësit nga qytetet tjera

news image

Komandanti i Zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi, ka deklaruar se kanë intervenuar shumë zjarrfikës në shuarjen e zjarrit që e ka kapluar objektin e një qendre tregtare në këtë qytet.

Krasniqi tha se përpos atyre nga Ferizaj janë mobilizuar edhe kolegë nga qytetet e tjera.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë person të lënduar.

“Sonte ka qenë gjendja e jashtëzakonshme. Ka pasur zjarrfikës që kanë ardhur nga shtëpia për të na ndihmuar. Përpos zjarrfikësve nga Ferizaj janë mobilizuar edhe zjarrfikësit nga regjioni Shtimja, Kaçaniku, Gjilani dhe Vitia. Deri më tani sa kemi informacion nuk ka persona të lënduar të cilët kanë mundur të ngecin brenda. Në perimetër prej 20 metrash ka qenë edhe pompa e derivateve, pra ke qenë gjendja e jashtëzakonshme. Si po e shihni ne e kemi nën kontroll zjarrin”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.

/GazetaSinjali/