Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kujtuar natën e 20 korrikut të vitit 2007, ku u vendos në krye të shteti, ndërsa mes të tjerash ka rrëfyer edhe bisedën me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pa harruar tensionin e asaj periudhe, ku edhe Fatos Nano aspironte të bëhej president, Topi thotë se maxhoranca e asaj kohe e donte që të ishte në krye të presidencës, pasi po i rrezikohej mandati qeverisës.
Nano zbuloi edhe bisedën konfidenciale me Sali Berishën në janar të 2007, i cili i kishte thënë se nuk kishte asnjë kandidaturë tjetër me të denjë për në krye të shtetit.
“Nata e 20 korrikut. Bëhet fjalë për 15 vite më parë. Mbaj mend tensionin, pritshmëria që njeriu ka, duke vlerësuar që nuk ishte vetëm halli im, por edhe maxhorancës. Shikoja një tension që i kishte përfshirë të gjithë. S’kishte rrugë tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme. Duhej një president mbi palët, për t’i bërë presion maxhorancës për të mos aluduar për pushtete të rëndësishme”, tha ai.
Në rast se krijon probleme të forta, presidenti mund të ushtrojë presion që mazhoranca e ka të vështirë të tërhiqet. Ky presion nuk ekziston më. Gjithçka duhet analizuar në kontekstin e konjuktuar të kohës. Nano aspironte të bëhej president. Di që zoti Nano e shprehu publikisht ëndrrën e tij presidenciale.
Ai iu drejtua selisë së PS-së, kur i kërkoi Ramës kandidimin e tij. Problemi ishte nëse PS do t’i jepte mbështetje. Do kaloj në retrospektivë, isha kryetar i grupit parlamentar, s’isha në ëndërr.
“Ishte vetë Berisha, në një mbrëmje të janarit të vitit 2007 në një bisedë konfidenciale, hapi bisedën e nevojës për një president të sigurt, se ndryshe do rrezikohej mandati qeverisës. Ai tha duke parë mënyrën e funksionimit në parlament, tha se askush më shumë se ti s’mund ta realizojë atë numër”, tha Topi në Top Story.