image Koha kur 34 vjeçari Zidane “shkolloi” Brazilin në Kupën e Botës

Futboll/ Koha kur 34 vjeçari Zidane “shkolloi” Brazilin në Kupën e Botës

news image

Zinedine Zidane është një trajner i shkëlqyer, por ai ishte një lojtar edhe më i mirë.

Dhe këtë e tregoi në cerekfinalen e Kupës së Botës të vitit 2006 ndaj Brazilit.

Pasi “Les Bleus” mezi arritën kualifikimin, trajneri Raymond Domenech kërkoi nga Zidane të rikthehet nga pensionimi.

Ish-ylli i Real Madridit pranoi dhe u emërua kapiten i kombëtares franceze.

Ata paten një start të ngathët të kampanjës, por ata disi ia dolën të kualifikohen në fazën e nokautit pasi mposhtën Togon në ndeshjen finale të grupeve.

Ekipi i Domenech pastaj mposhtën Spanjën për ta rezervuar vendin e tyre në cerekfinale të kampionatit, shkruan Gazeta Sinjali.

Shpërblimi ishte një superpërballje ndaj Brazilit, kampionëve botëror në fuqi.

Franca hyri në atë ndeshje si autsajderë. Ata nuk po luanin aq mire, përderisa Brazili kishte fituar të katër ndeshjet e këtij eventi.

Gjithcka  fliste në të mire të amerikano-jugorëve, por Zidane kishte tjera plane.

Legjenda e Real Madridit, i cili ishte 34 vjec, prodhoi njërën nga performancat më të mira të karrierës teksa Franca fitoi 1:0.

Zidane ishte i paprekshëm atë ditë.

Momentet më të mira të tij mund t’i shihni këtu:

Fatkeqësisht, ky kampionat nuk përfundoi mire për Zidane.

Franca mposhti Portugalinë 1:0 në gjysmëfinale, ndërsa me Italinë në finale, Zidane u përjashtua me të kuq pas goditjes me kokë në gjoksin e Marco Materazzit.

Italia fitoi në fund pas ekzekutimit të penalltive./Gazeta Sinjali/