image Klopp: Milan kundërshtar i fortë edhe pa Ibrahimovicin

Futboll

Klopp: Milan kundërshtar i fortë edhe pa Ibrahimovicin

news image

Ibrahimovic nuk do të jetë në “Anfield”, por kjo nuk do të ndryshojë mendimin e Klopp përderisa lajmi për mungesën e suedezit nuk është konfirmuar akoma: “Zlatan është një lojtar i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm, por Giroud është gjithashtu i madh”.

Duke thënë këtë, edhe francezi  sapo është shëruar nga Covid dhe është në balotazh me Rebic.

Pavarësisht këtyrre, Milani me të cilin do të përballë Liverpooli në Anfield mbetet një Milan i jashtëzakonisht i frikshëm për trajnerin gjerman: “Milani nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve për vite me radhë, por ka bërë mirë për një vit e gjysmë. Ky sezon ka filluar mirë kështu që do të jetë e vështirë për ne.” /Gazeta Sinjali Sporti/