image Kjo rrugë e Prishtinës do të mbyllet nesër nga ora 09:00

Kosovë

Kjo rrugë e Prishtinës do të mbyllet nesër nga ora 09:00

news image

Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në ora 09:00, do të ndalohet qarkullimi i veturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këto bllokime do të ndodhin për shkak të përfundimit të punimeve të asfaltimit të këtij aksi rrugor.

“Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit të Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor”, shkroi Ahmeti në Facebook.

/GazetaSinjali/