image Kjo lagje e Prishtinës nesër do të mbetet pa ujë deri në 12 orë
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Kjo lagje e Prishtinës nesër do të mbetet pa ujë deri në 12 orë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen “Sofalia” në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, nesër nga ora 09:00 deri në 21:00 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS e cila mund të ndikojë në ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët e lagjes “ Sofalia” në Prishtinë,

Prishtinë, 27 dhjetor – Të nderuar konsumatorë të lagjes “Sofalia” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e nesërme, 28 dhjetor 2020, e hënë do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

/Gazeta Sinjali/