image Kjo është njëra nga vjedhjet e 37-vjeçarit që u prangos dje në Prishtinë - Sinjali

Kjo është njëra nga vjedhjet e 37-vjeçarit që u prangos dje në Prishtinë

news image

Dje njësiti i hetimeve të Policisë së Kosovës ka arrestuar një 37-vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Sinjali ka mësuar se cila ka qenë njëra nga vjedhjet dhe iu sjellë detaje.

Më 18 prill në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, Vedat Krasniqi dyshohet se e ka kryer njërën nga vjedhjet për të cilat dyshohet.

Rastin në Polici e kishte raportuar një grua e cila ka deklaruar se Krasniqi ia ka vjedhur kuletën ku kishte 40 euro, në banesën e saj në Lakrishtë.

37-vjeçari dyshohet se vjedhjet i ka kryer nëpër banesa, pasi ai ka hyrë në objekte duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale.

Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë” dhe “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

I dyshuari tashmë gjendet në mbajtje për 48 orë, derisa po vazhdojnë hetimet në lidhje me rastet ku ai është përfshirë..

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin