image Kjo është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive

Shëndetësi

Kjo është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive

news image

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se janë regjistruar edhe 72 raste të reja me COVID-19, si dhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë numri më i madh i rasteve aktive është në Prishtinë, ku janë 55 raste aktive.

Më pas vie Ferizaj me 46 raste aktive, Gjilani me 37 raste aktive, Gjakova me 26 raste aktive, Vitia me 20 raste aktive, Klina me 17 raste aktive.

Kurse Novobërda, Hani i Elezit, Suhareka, Dragashi, Deçani, Rahoveci nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar 108 mijë e 203 raste, kurse janë regjistruar 2 mijë 265 vdekje, si dhe janë shëruar 105 mijë 633 persona./Gazeta Sinjali/