Sot rreth orës 17:00, një person, rreth 17-vjeçar, është therur me thikë në një autobus në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Po ashtu Gazeta Sinjali mëson se është intervistuar një dëshmitar lidhur me incidentin, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Njësia policore ka shkuar në vend-ngjarje, është intervistuar një dëshmitar, kurse i lënduari për momentin është duke pranuar tretman mjekësor në QKUK-në. Policia është duke punuar në kompletim të rastit”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/