image Kjaer qëndron te Milano edhe dy vite

Futboll

Kjaer qëndron te Milano edhe dy vite

news image

Simon Kjaer do të mbetet pjesë e Milanit edhe për dy vite.

Milan pritet të vazhdojë kontratën me futbollistin danez, Kjaer.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, Rossonerët do ti ofrojnë futbollistit rinovimin edhe për dy vite të tjera me rritje page.

Marrëveshja mes palëve është afër të arrihet, paga vjetore e danezet thuhet se do të rritet nga 1.2 milionë euro në 1.5 milionë.

Paraqitjet e tij të mira sezonin e kaluar kanë shtyrë gjigantin italian ta ‘blindojë’ atë me kontratë të re.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit skadon në qershor 2022, por danezi duket se do të nënshkruajë një marrëveshje të re me ‘kuqezinjtë’ shumë shpejt. /Gazeta Sinjali Sporti/