image Kishte fshehur mbi 86 mijë paund në furgon, arrestohet shoferi

Shqipëri

Kishte fshehur mbi 86 mijë paund në furgon, arrestohet shoferi

news image

Një person është arrestuar këtë të shtunë në Portin e Durrësit, pasi në mjetin me të cilin po udhëtonte iu gjetën dhe sekuestruan 86 740 paund. Sekuestrimi i shumës ka ndodhur që një ditë më parë, por vetëm sot, autoritetet zbuluan edhe sasinë e parave të sekuestruara, përcjell Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në pranga përfundoi Enes Haxhiu, 21 vjeç, banues në Kamëz, i cili akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Furgoni i mallrave, i cili vinte nga Italia, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, dhe në të u gjetën të fshehura në një televizor 16 pako me paratë në fjalë.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë vepër penale./Gazeta Sinjali/