image Pas kokainës, kapen para të padeklaruara në një furgon në Portin e Durrësit

Shqipëri

Pas kokainës, kapen para të padeklaruara në një furgon në Portin e Durrësit

news image

Pas sekuestrimit të 2300 kg kokainë, në Portin e Durrësit janë sekuestruar edhe një sasi e madhe e funtave, të padeklaruara.

Dyshohet se paratë ndodheshin në një furgon që kishte mbërritur nga Italia.

Paratë e fshehura në mjet janë zbuluar nga skaneri gjatë kontrollit. Ndërkaq, po kryhet numërimi i parave nga policia kufitare dhe nuk dihet ende shuma e saktë.

Sot në Portin e Durrësit u sekuestruan 300 kg kokainë që u gjetën në një kamion tranzit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Kokaina u gjet në vijën e dytë në dalje në trupin e kamionit të ngarkuar me hekur, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, i identifikuar si Nazif Ajroski, 40 vjeç. Ai më pas u arrestua.

/GazetaSinjali/