image Presidenti i 42-të amerikan sot viziton për herë të parë Shqipërinë

Shqipëri

Presidenti i 42-të amerikan sot viziton për herë të parë Shqipërinë

news image

Bill Clinton, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do ta vizitojë sot Shqipërinë.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në shtetin shqiptar.

Delegacioni i tij do të mbërrijë sot në Tiranë ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të ShBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e të dyja vendeve.

Në orën 19:05 Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Klintonin të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të ShBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i tij.

/GazetaSinjali/