image Kapen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, zbulohet destinacioni final i kamionit me drogë

Shqipëri

Kapen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, zbulohet destinacioni final i kamionit me drogë

news image

Plot 300 kilogramë lëndë e dyshuar kokainë janë kapur në Portin e Durrësit nga Task Forca e Portit. Burime të Top Channel bëjnë me dije se Italia ishte destinacioni final i kamionit që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Dyshohet se nga Maqedonia e Veriut, droga që do të kalonte tranzit nga Shqipëria kishte si destinacion veriperëndimin e Italisë për t’u hedhur më tej në tregun e narkotikëve. Shoferi është identifikuar si Nazif Ajroski, 40 vjeçar dhe ka mohuar të ketë dijeni mbi ngarkesën e paligjshme.

Pakot siç shihet dhe në foton e shpërndarë nga policia kanë etiketa të markave të njohura. Sasia e mallit të paligjshëm është konstatuar kur kamioni i është nënshtruar skanimit dhe më pas gjatë kontrollit fizik është zbuluar sasia e fshehur e drogës së ndarë në pako.

/GazetaSinjali/