image Shkatërrohet rrjeti kriminal, 35 shqiptarë në pranga

Shqipëri

Shkatërrohet rrjeti kriminal, 35 shqiptarë në pranga

news image

Forcat policore evropiane kanë shkatërruar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë.

Europol në bashkëpunim me policinë në të tre vendet, arrestoi 35 persona dhe sekuestroi më shumë se 1 milion euro.

“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi droge do të shitej në treg do të kapte shifrën e një miliard euro.

Sipas Europol anëtarët e këtij grupi dhunonin, torturonin, dhe shantazhonin rivalët e tyre. /abcnews.al

/GazetaSinjali/