image Këto rrugë do të jenë të bllokuara gjatë vikendit në Prishtinë

Kosovë

Këto rrugë do të jenë të bllokuara gjatë vikendit në Prishtinë

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit se ndërmarrja “Prishtina Parking” ka filluar me vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vendparkimeve në zonën- qendër, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari Ahmeti tha se rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara për parkim më 19 e 20 dhjetor deri në përfundim të punimeve.

“Ju lusim që qarkullimin dhe parkimin e veturave të planifikoni sipas kësaj informate. Ju falemnderit për mirëkuptimin”, tha Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

/Gazeta Sinjali/