image Këto lagje të Prishtinës do të mbesin 5 orë pa ujë sot, kjo është arsyeja

Sociale

Këto lagje të Prishtinës do të mbesin 5 orë pa ujë sot, kjo është arsyeja

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në disa vende të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, këto ndërprerje me furnizim të ujit të pijshëm janë si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibrit, pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve në disa zona.

Për këtë arsye, nga ora 11:00 deri në 16:00 pa ujë të pijshëm do të mbeten: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku.

Ndërsa duke filluar nga ora 12:00 deri në 16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania, Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria.

Kurse, me reduktime nga ora 11:00 deri në 17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë./Gazeta Sinjali/