image Këto janë grupmoshat e viktimave të sotme nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Këto janë grupmoshat e viktimave të sotme nga COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 19 viktima si pasojë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

4 nga viktimat e sotme janë të moshës 50 deri në 59 vjeçare. 1 nga viktimat është nga komuna e Gjakovës, 1 nga Mamusha, 1 nga Kaçaniku dhe 1 nga Prishtina.

8 viktima i takojnë moshës 60-69 vjeçare. 3 nga viktimat janë nga Prizreni, 2 nga Podujeva, 1 nga Vitia, 1 nga Suhareka dhe 1 nga Prishtina.

5 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Prishtina, 1 nga Kaçaniku, 1 nga Vushtrria dhe 1 nga Drenasi.

2 viktima janë mbi moshën 80 vjeçare. 1 nga viktimat është nga Malisheva, ndërsa 1 nga Gjilani.

Deri tani numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2 mijë e 709.

/GazetaSinjali/