image Këto janë dy vajzat që u aksidentuan me "veturën e vjedhur” në Gjakovë

Ekskluzive

Këto janë dy vajzat që u aksidentuan me “veturën e vjedhur” në Gjakovë

news image

Dy vajzat që u aksidentuan mbrëmë në Gjakovë, gjatë tentimit për t’i ikur Policisë, janë 24 vjeçarja Domenika Pergega dhe 21 vjeçarja Aurora Bunari. Gazeta Sinjali mëson se dy vajzat nuk u aksidentuan me veturë të vjedhur, ashtu siç u raportua, por e vërteta qëndron ndryshe.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali, të afërta me të aksidentuarat, në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur për Sinjalin se nuk bëhet fjalë për vjedhje të veturës, pasi që automjeti i tipit AUDI, i është dhënë Domenika Pergegës, e cila ishte duke vozitur kur ndodhi aksidenti, me pëlqim nga pronari i saj (emër i njohur për redaksinë) që ta shfrytëzonte për xhiro pas mesnate rrugëve të Gjakovës bashkë me shoqen e saj, Aurora Bunarin.

Por ku ishin dy vajzat para se të aksidentoheshin dhe si erdhi deri te aksidenti me “veturë të vjedhur”?

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dy të aksidentuarat kanë qenë duke u argëtuar në lokalin “Etno” i cili u mbyll mbrëmë për herë të tretë nga Policia e Kosovës, e ku në të njëjtën kafeteri ishte edhe pronari i veturës, por në një tavolinë tjetër përballë tyre. Sipas burimeve të Sinjalit pronari i veturës dhe dy vajzat kanë dalë nga lokali në të njëjtën kohë, madje ky sinjalizues, posedon edhe video ku vërehet pronari i veturës duke bisduar me Domenika Pergegën.

Pra, sipas sinjalizuesit vetura që u pretendua se është e vjedhur u dha me pëlqimin e pronarit të saj dhe jo ashtu siç njoftoi Policia, se vetura ishte e parkuar dhe e pasiguruara, duke pasur kështu qasje për të hyrë në të.

Gazeta Sinjali pas pak do të ju sjellë detaje të reja për këtë rast.

Domenika Pergega

Aurora Bunari

/GazetaSinjali/