image Këto fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë të pijshëm - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Këto fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë të pijshëm

news image

Disa fshatra të Gjakovës kanë mbetur pa ujë për shkak të defektit të një gypi që ka ndodhur mbrëmë në mes të fshatit Fortesë dhe Celinë.

KRU “Gjakova” ka njoftuar se pa ujë të pijshëm do të mbesin “fshatrat Fortesë, Celinë, Krushë, Nagavc, Hoqë e Vogël, Piranë, Qëndresë, Bregdri, Krajk dhe Zym”.

Nga KRU “Gjakova” thonë se ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe se janë duke marrë të gjitha masat që të rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë.

“Për shkak të defektit i cili ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes (e martë) në gypin fi 400, i cili ndodhet në mes të fshatit Fortesë dhe Celinë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë nga ora 8:00 deri në riparim të defektit nga ekipi teknik i kompanisë KRU ‘Gjakova’. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit, janë duke u ndërmarr të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: