image Këta janë dy mësimdhënësit që dyshohet se keqtrajtuan një nxënës në Malishevë

Siguri

Këta janë dy mësimdhënësit që dyshohet se keqtrajtuan një nxënës në Malishevë

news image

Më herët Gazeta Sinjali raportoi se dyshohet që dy mësimdhënës kanë keqtrajtuar një nxënës të moshës 12 vjeçare.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime brenda Prokurorisë se dy të dyshuarit janë Liridon Morina dhe Alban Begaj, mësimdhënës në shkollën “Salih Bytyçi” në fshatin Shkozë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i PK-së në Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai për Sinjalin, ka thënë që prindi i viktimës ka deklaruar se përderisa fëmiu i tij po qëndronte në korridor të shkollës në katin e dytë, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës.

Gjurkaj ka thënë që nxënësi ka pësuar lëndime të lehta trupore në pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës, në pjesën e qafës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF në Malishevë.

Datë 08.10.2021, rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor  se fëmiu i tij i moshës 12 vjeqare nxënës i klasës së VII-të në SH.F.M.U. ,, Sali Bytyqi” në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar ne korridor të shkollës ne katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës të kësaj shkolle duke i shkaktuar lëndime te lehta trupore ne pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Malishevë. Është siguruar prezenca e dy te dyshuarve nga te cilët janë marrë deklarata me shkrim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar   dy të dyshuarit ndalen ne ndalim policor prej 48 orësh“, ka thënë Gjurkaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/