image Ekskluzive: Këta janë 19 qytetarët e arrestuar nga Krimet Ekonomike që dyshohen për dallavere me subvencione - Sinjali

Ekskluzive: Këta janë 19 qytetarët e arrestuar nga Krimet Ekonomike që dyshohen për dallavere me subvencione

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021” që u zhvillua në 8 komuna dhe rezultoi me 31 të arrestuar, 12 zyrtarë dhe 19 qytetarë.

Sinjali mëson se emrat e qytetarëve të arrestuar sot nga Krimet Ekonomike janë: Arif Idrizi, Deli Metaj, Afrim Fazlija, Halit Avdijaj, Leonard Musollaj, Sadush Kabashi, Shemsedin Meta, Fatmir Shala, Dukagjin Mavraj, Burim Selmani, Eduard Musollaj, Luigj Musollaj, Sevdije Qeli, Alban Novosella, Burim Shabanaj, Halit Berisha, Gjon Musolli, Besmir Bicaj dhe Dinë Zogaj.

Ndërsa pak më parë Sinjali publikoi edhe emrat e zyrtarëve të arrestuar. Ata janë: Jeton Sylaj, Adrian Ramqaj, Granit Lubeniqi, Bashkim Mani, Nijazi Ibrahimi, Aferdita Gjokaj, Milit Basha, Halil Hasani, Lulzim Kurti, Bajram Gashi, Ramiz Ramosaj dhe Festim Omiraj.

Prokuroria njoftoi se 31 të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës, në mars dhe qershor të këtij viti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin