image Përveç 12 zyrtarëve, Krimet Ekonomike arrestuan edhe 19 qytetarë të dyshuar për mashtrim me subvencione

Siguri

Përveç 12 zyrtarëve, Krimet Ekonomike arrestuan edhe 19 qytetarë të dyshuar për mashtrim me subvencione

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës, sot krimet Ekonomike kanë arrestuar edhe 31 persona që dyshohen për dallavere me subvencione.

Prokuroria Speciale njoftoi se nga 31 të arrestuarit në 8 komuna të vendit, 12 prej tyre janë zyrtarë, ndërsa 19 qytetarë.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK. Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione“.

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Në mesin e 12 zyrtarëve të arrestuar, katër janë nga komuna e Istogut, Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi, të cilët janë zyrtarë në drejtorinë e Bujqësisë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë në komunën e Istogut janë me kontratë mbi vepër.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/