image Policia e Shqipërisë aksion si në filma: Momenti kur arrestojnë dy vëllezërit që shisnin drogë në shkolla

Shqipëri

Policia e Shqipërisë aksion si në filma: Momenti kur arrestojnë dy vëllezërit që shisnin drogë në shkolla

news image

Policia e Shqipërisë ka zhvilluar një aksion në planin operacional kombëtar “Tempulli”, dhe në Paketën për Sigurisë në shkolla, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Pjeza” kanë goditur një tjetër rast të shitjes së drogave të forta duke arrestuar dy vëllezër.

“Sekuestrohen 1 kilogramë e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, 2 automjete dhe 4 celularë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Teksa nga aksioni i Policisë gjatë momentit të arrestimit kur edhe kapet droga janë publikuar pamje si në filma: VIDEO

/GazetaSinjali/