image Aksioni i Policisë në veri, së paku 5 të arrestuar

Siguri

Aksioni i Policisë në veri, së paku 5 të arrestuar

news image

Foto ilustruese


Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka zhvilluar një aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës në mëngjesin e së shtunës.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e veta se nga ky aksion së paku pesë persona janë arrestuar deri më tani nga Policia e Kosovës.

Lajmin për zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani për Gazetën Sinjali.

/GazetaSinjali/