Nuk është koha të na zërë shiu në befasi, pasi që aplikacionet na tregojnë më herët se me çfarë moti do të përballemi gjatë ditës.
E kjo na e bënë më të lehtë përzgjedhjen e rrobave. Duket se këto ditë shiu do të bëhen pjesë e jona, kështu që duhet të mendojmë se si të krijojmë pamjen perfekte dhe komode për një ditë me shi.
Disa nga rregullat kryesore që duhen pasur parasysh janë: jo atlete prej rrobe, të cilat mund të jenë super-thithëse, shtoni veshjet me ngjyra të lehta dhe përdorni sa më shumë xhaketat e lëkurës ose një material tjetër që nuk e depërton ujin.
Për një stil të tillë mund të zgjidhni pantollat me fund të gjerë, të kombinuara me çizmet e gjata deri tek kyçi i këmbës.
Në rast se jeni person eskperimentues ju mund të veshni edhe një fustan të tillë.
Në ditët me shi preferohet të keni ngjyra të lehta ose theksuese, pasi që moti është i zymtë dhe është e preferueshme të gjallërohet ambienti me ngjyrat e duhura. /Gazeta Sinjali/